18. Qershor 2018.
Komuna e Ulqinit njofton qytetarët se ka hyrë në fuqi vendimi i cili parasheh ndërprerjen e punimeve në ndërtim gjatë sezonit turistik. Ky vendim parasheh ndërprerjen e punëve ndërtimore në objekte në tërë teritorin e Komunës së Ulqinit. Shërbimi i inspeksionit në ditët në vijim do të dalë në terren dhe do bëjë mbikqyrje për të parë se sa respektohet vendim. Ndaj sejcilit subjekt i cili nuk i përmbahet vendimit do të merren masa ndëshkuese respektivisht dënim në të holla.