Kryetari i Komunës Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë vizituan punimet që po zhvillohen në rrugën magjistraleUlqin - Krythë, me gjatësi 13,5 kilometra.
Ai u takua me përfaqësuesit e kompanisë që është duke zhvilluar punimet dhe u njoh më përsëafërmi meobjektet infrastrukturore në trasë,siçështë Ura e Klleznës e gjatë 54 metra dhe zgjerimi i tunelit po ashtu në Kllezen, Ai shprehu shqetësim për dinamiken e puneve që sipas tij dhe bashkëpunëtorëve vonojnë. Andajkërkoi nga ta angazhim maksimal që deri në fillim të muajit te ardhëshëm të jetë në gjendje për kalimin emysafirëve të cilët vijnë nga pika kufitare Sukubinë - Muriqan.
Punimet në këtë aks është duke i zhvilluar firma Met&Alu Plast nga Danillogradi e cila në bazë të kontratës të nënshkruar në tetorin e vitit të shkuar punimet duhet ti përfundojë për 360 ditë.
05. Qershor 2018.