Në takimin e zhvilluar në kabinetin e kryetarit të komunës u bë fjalë për rrjedhën e punimeve në aksin rrugor Ulqin -Krythë.
Ishte i pranishëm Drejtori i Drejtorisë për Komunikacion Savo Paraca me bashkëpunëtorë , përfaqësues të komunës së Ulqinit dhe ata të NP ,,Ujsjellës dhe kanalizim,, Në takim u konstatua se nisur nga kushtet klimaterike , mund të jemi të kënaqur me zhvillimin e punimeve , ndërkohë që nga Drejtoria për punë publike nënvizuan se nga fillimi është punuar në vendet më kritike me qëllim të eleminimit të problemeve. Të pranishmit u ndalën në punimet që duhet kryer kur është fjala për dislokimin e tubave te ujësjellesit që duhet bërë në periudhën e ardhëshme në kordinim dhe konformë planit. Theksojmë qe mjetet për dislokimin e tubacionit janë siguruar nga Qeveria e Malit të Zi.Nisur nga e tëra kjo, në periudhën e ardhëshme mund të pritet ndalimi i terësishëm i komunikacionit në këtë aks.Pritet përgatitje e dinamikës së vecantë për përshpejtimin e punimeve.Ndërkaq, gjatë sezonit turistik punimet në tërësi do të ndërpriten ose eventualisht do të zhvillohen në lokacione që nuk pengojnë komunikacionin. Drejtori i drejtorisë për komunikacion nënvizoi që për nevojat e sezonit turistik rruga do të përgatitet qoftë edhe me një shtresë të asfaltit e të jetë në shërbim të mysafirëve dhe qytetarëve.
22. Mars 2018.