Përfundon ndërtimi i tregut të Peshkut, i cili u ralizua në kuadër të projektit “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I EKOSISTEMIT BREGDETAR PËRMES RUAJTJES DHE KULTIVIMIT E FAUNËS DETARE“, të cilin e mbështeti financiarisht Mbretëria e Norvegjisë.
Tregu u ndërtua në bashkëpunim të ngushtë në mes të Zyrës për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si partner në projektin e lartëpërmendur, NP Veprimtaritë Komunale Ulqin, dhe Agjensionit për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit (UPIN).
Ndërtimi i tregut u realizua në marrëveshje të përbashkët në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komunës së Ulqinit, NP Veprimtaritë Komunale, dhe Mbretërisë Norvegjeze përmes projektit të lartëpërmendur.
Në kuadër të projektit “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I EKOSISTEMIT BREGDETAR PËRMES RUAJTJES DHE KULTIVIMIT E FAUNËS DETARE“ gjegjësisht Mbretëria e Norvegjisë për ndërtim ndau 20.000 euro, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 13.500 euro, Komuna e Ulqinit 7.000 euro dhe NP Veprimtaritë Komunale Ulqin 5.500 euro ku totali kap shumën me vlerë 46.000 euro.
Pijaca se sastoji od šest pultova za prodaju, podjeljeno na po dva odjeljka, ledomat i komoru za hladjenje.
Tregu në veti përmban gjashtë pullte për shitjen e peshkut, të ndarë në dy pjesë, makinën për prodhimin e akullit, si dhe dhomën për ftohje.
Hapja solemne e Tregut, me prerjen e përbashkët të shiritit, u krye nga Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Beograd Arne Sanes Bjornstad, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Millutin Simoviq si dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.
Në prononcim para mediave të lartëpërmendurit cekën rëndësinë e ruajtjes së fondit të peshkut, dhe shpresën që hapja e këtij treg sadopak do kontribuojë në ruajtjen e ekosistemit detar, si dhe kontrollit të peshkimit të paligjshëm. Gjithashtu u konstatua se projekti në fjalë është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërinsitucional, në shfrytëzimin e fondeve Ndërkombëtare.