12. Shkurt 2018.
Takimi me përfaqësuesit e Sistemit elektrodistribuiv të Malit të Zi -CEDIS

Sot u mbajt takimi me përfaqësuesit e Sistemit elektrodistribuiv të Malit të Zi -CEDIS. Në takim u fol për investimet që është duke bërë CEDIS në komunën e Ulqinit, si dhe për rrjedhën e punimeve në ndërtimin e trafostacionit ,,Ulqini i Ri,, në Pinjesh. Në takim ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi i kompanisë Intermost, që është duke kryer punimet.
Përfaqësuesit nga CEDIS njoftuan zyrtarët komunal që këtë vit planifikohet investim në rrjetin primar dhe sekondarë në vlerën 1.250.000 euro, nga të cilat investimi më i madh do të jetë në vendosjen e kabllos 10kv nga ndërmarrja komunale deri në fushë të Ulqinit dhe në Plazhin e Madh në drejtim të Adës.
 
Përfaqësuesit e komunës patën vërejtje në mënyrën e zhvillimit të punimeve në ndërtimin e trafostacionit ,,Ulqini i Ri,, dhe për moskordinimin e duhur të punimeve, pasi shumë rrugë në të cilat është vendosur kabllo nuk rikthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, por shkohet me hapje të reja të rrugëve, duke sjellur pothuajse në bllokadë të përgjithshme komunikacionin në qytet.
 
Në takim u ra dakort që mos të vazhdohet me punime derisa rrugët mos të sanohen dhe të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme. Ndërkohë që komunës do ti ofrohet plani dinamik i punimeve që priten në aksin e mbetur, me qëllim që Komuna me kohë të jetë e njoftuar dhe të marrë masat e duhura.
 
Me investimet që do të realizohen në trafostacionin ,,Ulqini i Ri,, në lokalitetin Pinjesh 2 direkt do të kycen 3.079 amvisni nga Pinjeshi, Mëhalla e Re, Meterizi, Pristani, Qyteti i Vjetër, si dhe hotelet ,,Albatros,, ,,Mediteran,, dhe ,,Hollegro,,
Krahas lokaliteteve që do te lidhen direkt, kycje më të mirë do të kenë dhe 5,527 konsumatorë të cilët jetojnë në brendi të qytetit. Me këtë njëherit do të lehtësohet ngarkesa në trafostacionin ,,Qytet,, që ka qene teper i ngarkuar veçmas gjatë sezonit turistik. Me realizimin e këtij projekti njëherit edhe largpërcuesit ajror do të jenë dukshëm më të zhblokuar nga ngarkesa.