Në Podgoricë në organizim të Misionit të OSBE-së dhe Bashkësive të komunave të Malit të Zi, u bë dorëzimi i çmimeve Programi ipraktikës më të mire për vetëqeverisjen lokale në Mal të Zi, që këtë vit shënoi dhjetë vjetorin. Komunës së Ulqinit për praktikën e promovimit të investimeve i takoi cmimi i lartë ,,Best Practice Programme in local government 2017,, Çmimi iu dorëzua Kryetarit të komunës Nazif Cungu, ndërkohë që prezantimin para zyrtarëve ndërkombëtarë dhe qeveritarë e bëri Arsllan Hajdinaga, anëtari i ekipit për promovimin e investimeve. Kryetari Cungu tha se ky çmim dëshmon se komuna e Ulqinit ka potencial inovativ që mund të jetë shembull edhe për të tjerët. Ai përgëzoi ekipin e komunës dhe llogarit që çmimi do të jetë edhe një impuls për suksese të tjera.
21. Dhjetor 2017.