Nënkryetari i Qeverisë dhe Ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq me bashkëpunëtor qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqinë
Ai u prit nga kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim që kishte karakter pune u analizuan aktivitetet e përbashkëta dhe u dakorduan investime të reja thithje fondesh etj në interes të komunës së Ulqinit.
Sipas nënkryetarit të Qeverisë komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen e plotë në zgjidhjen e ceshtjeve të rëndësishme nga lëmi i bujqësisë,ekonomisë së ujrave etj.
Pas takimit që u mbajt në kabinetin e kryetarit Cungu , Ministri i Bujqësisë dhe bashkëpunëtorët e tij në shoqërinë e zyrtarëve komunal vizituan disa objekte ku punimet janë në përfundim e sipër, sic është pazari i peshkut, projekt që realizohet në partneritet me komunën ,Ministrinë e Bujqësisë dhe Ambasadën e Mbretërisë Norvegjeze dhe që ka një kosto mbi 40,000 euro.Me realizimin e këtij projekti Ulqini do të pajiset me një treg modern per shitjen e peshkut konformë standarteve evropiane. Pas kësaj u vizitua Kanali Port milena , një problem i vjetër ekologjik për qytetin e Ulqinit, ku pritet një investim prej 450.00 mijë euro mjete këto të siguruara nga ana e Tikës.Ky projekt është i një rëndësie të vecantë për peshkimin dhe peshkatarët e Ulqinit .Mysafirët vizituan dhe pjesën e djathtë të Lumit Buna ku po zhvillohen punime ne zgjerimin e shtatit të Bunës .Dihet që pas masave që ka ndërmarrë komuna pas mbylljes së saj në bashkëpunim me Drejtorinë e ujrave është përmirësuar dukshem rrjedha e Lumit Buna , por edhe në të ardhmen pritet thellimi i shtratit dhe sanimi në kuadër te thirjes publike që e ka shpallur Drejtoria e ujrave. Në bazë të thirjes publike, kompania ,,Cijevna komerc,, është zgjedhur si ofertuesi më i mirë dhe pritet që në periudhën e ardheshme të ndërmarë masa urgjente e për këto nevoja janë ndarë 400,000 euro për këtë vit. Kompania në fjalë do të jetë e angazhuar në mirëmbajtjen e shtaratit të Bunës edhe në vitin e ardhëshëm. Kryetari i Komunës Nazif Cungu theksoi se probleme të kësaj natyre nuk duhet që të përsëriten në te ardhmen .Në fund të vizitës në lokalitetin e Shasit u nënshkrua marëveshtja për dhënijen me qira të tokës bujqësore, një sipërfaqe prej 69 hektarësh për 15 vjet kompanisë Voli Në këtë mënyrë do të valorizohet toka bujqësore në teritorin e komunës së Ulqinit. Iniciativën për realizimin e këtij projekti e ka ndërmarë Komuna e Ulqinit bazuar në interesimin e investitorëve. Kryetari Cungu tha se ndjen kënaqësi kur investohet në bujqësi .Kompania Voli do të kontribuojë që të zvogëlohet importi i prodhimeve bujqësore e në të ardhmen pritet që prodhimet e prodhuara në teritorin e Ulqinit të eksportohen në vendet e rajonit dhe në ata të bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit njëherit folën edhe për thirjes e tjera publike qe planifikohen për dhënije me afat të gjatë në shfrytëzim të tokës bujqësore sic është ajo në Malin e Brisë dhe në lokalitete të tjera në Ulqin.