Sot ,në prani të zyrtarëve komunal pas një kohe të gjatë pritjeje u nënshkrua vendimi i lejes së ndërtimit për fillimin e punëve për rregullimin njëherë e përgjithmonë të ujrave të zeza në katër lagje të qytetit tonë konkretisht në Kodra, Totosh , Mali i Bardhë dhe Braticë.
Kryetari Cungu këtë e cilësoi si moment historik për komunën tonë I cili do ti japë zgjidhje problemit të ujrave të zeza jo vetëm për lagjet e përfshira por edhe për Kanalin Port Milena.
Ky projekt që mbështetet nga Banka Evropiane ka vlerën rreth pesë million euro dhe është investimi më I madh që realizohet në Ulqin viteve të fundit. Kryetari Cungu tha që Komuna e Ulqinit insiston që tenderi ndërkombëtar të shpallet sa më parë. Andaj, komisioni I tenderit takimine parë do ta ketë ditën e hënë , ndërkohë që realizimi I projektit parashihet të zgjasë 12 muaj.