12. Dhjetor 2017.
Parandalohet tentativa për marrjen e paligjshme të mjeteve të Komunës së Ulqinit

Gjykata ekonomike në Podgoricë me vendimin IP nr. 1445/17 ndaloi tentativën për marrjen e paligjshme të mjeteve në dëm të Komunës së Ulqinit nga ana e OJQ “UL Info” dhe shfuqizoi vendimin e përmbaruesit publik me të cilin u tentua dëmtimi i buxhetit të Komunës së Ulqinit për 4.546,00 EUR.

Gjegjësisht, i autorizuari nga OJQ “UL Info” Mustafa Canka me shkresën që dërgoi me 02.11.2017, dorëzoi 33 fatura fiktive në emër të shërbimeve të cilat nuk ia kishte kërkuar asnjëri nga Komuna e Ulqinit, duke u thirur gjegjësisht që Komuna e Ulqinit nuk i ka kryer obligimet e veta  në bazë të fakturave të lartpërmendura.

Duke u njohur me dokumentacionin, u verifikua që, fakturat nuk janë të pranuara as të evidentuara në kontabilitetin e Komunës së Ulqinit, gjë që shihet qartë nga vetë faturat - të cilët nuk kane numër evidentues, dhe nuk kishte evidencë për dorëzim të veçantë të tyre. Poashtu nuk ka patur evidencë që dikush nga Komuna e Ulqinit ka kërkuar shërbimet të cilat qendrojnë në fatura dhe as që ka patur marrëveshtje midis palëve për shërbimet që faturohen, gjë që ka vërtetuar edhe Gjygji Ekonomik në shpjegim të vendimit.

Është më se evidente qe pronari i OJQ-së të lartpërmendur nuk ka llogaritur që në vendimin e përmbaruesit publik do te reagoje dikush nga Komuna, mirëpo me reagimim në kohë nga Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë të Komunës së Ulqinit, u parandalua dëmtimi i buxhetit komunal.

Komuna e Ulqinit do i dërgojë dokumentat drejt prokurorit publik, me qëllim që të verifikohet që në veprimtaritë e OJQ “Ul Info” dhe pronarit të kësaj organizate egzistojnë elementet penale të mashtrimit në suaza të nenit 244 të ligjit penal.

 

Kabineti i Kryetarit

Komuna e Ulqinit

Gjykata ekonomike në Podgoricë> Vendimin IP nr. 1445/17 ndaloimi i tentativës për marrjen e paligjshme të mjeteve në dëm të Komunës së Ulqinit

Data: 12. Dhjetor 2017. | Madhësia: 0.93MB | Adobe PDF