08. Dhjetor 2017.
U mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike të Komunës Ulqinit. Në kuvend u diskutua mbi raportet e punës dhe planet për vitin e ardhshëm, si dhe për hapat e radhës që janë të nevojshëm që Ulqini të kthehet fuqishëm në hartën botërore të turizmit.
Në Kuvend është konstatuar që Komuna e Ulqinit duhet të vazhdojë me realizimin e projekte të ndryshme në shumë fusha si infrastruktura, furnizimi me ujë dhe energji elektrike, zhvillimin e sportit dhe kulturës. Në veçanti fokusi do të jetë në organizimin e manifestimeve të ndryshme kulturore dhe sportive me qëllim që të zgjatet sezona turistike në qytetitn tonë. Poashtu është konstatuar që bashkëpumin me subjektet private është shumë i mirë.