04. Dhjetor 2017.
Në takimin është biseduar për iniciativën e Ministrisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Malit të Zi e cila ka shpreh gatishmëri për mbështetjen financiare të projekteve të Shoqatës të Peshkatarëve.
Anëtarët e Shoqatës kanë rënë dakord që nga Ministria duhet kërkuar mjete për thëllimin e Port Milenës si dhe sigurimin e 50 lidhjeve për barkat e peshkatarëve lokal.
Kryteri Cungu i informoi të pranishmit që Komuna në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Të Mirat Detare”, në fillim të vitit të ardhshëm do të sigurojë vinçin për nxjerrrjen e barkave nga uji si dhe ndërtimin e rampës në Mandreq te Plazhi i Vogël.