30. Nëntor 2017.
Zyrtarët komunal takohen me përfaqësuesit e NP "Të Mirat Detare"

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkepunëtorët e tij patën një takim pune me përfaqësuesit e NP,,Të mirat detare,, të kryesuar nga drejtori Predrag Jellushiq.
 
Në takim u prekën një sërë temash, veçmas ata që kishin të bënin me përfundimin e investimeve të nisura, me ata që ndërmarrja parasheh të realizojë në qytetin tonë në vitin 2018 dhe projektet që priten të hartohen .
NP,,Të mirat detare,, do të angazhohet që në afat të gjatë të zgjidhet cështja e Grykës së Bunës. Parashihen të mënjanohen 140 mije metra kub rërë. Për këtë projekt janë paraparë të ndahen 200.000 euro. Në pyllin e pishave do të vazhdojë elektrifikimi do të ndërtohet një mur mbrojtës dhe do të vazhdohet me shtegun e ri. Do të zhvillohen punime në Kaceme dhe Madreq etj.
 
Krahas këtyre në takim është folur gjatë për objektet në Bunë, ku komuna ka kërkuar përgatitjen e projektit për grumbullimin e ujërave të zeza. Çështja e pastërtisë në Plazhin e madh, ka qenë po ashtu temë diskutimi si dhe kërkesa që të zgjidhet furnizimi me energji elektrike për plazhistët.
 
Komuna ka kërkuar investime dhe prezencë më të madhe të NP,,Të mirat detare” në Ulqin. Pjesëmarrësit e takimit kanë prekur dhe çështjen e lokacionit në hotelit ,,Jadran,, ku komuna insiston që kjo çështje të gjejë zgjidhje sa më pare pasi për këtë lokalitet ka interesim të madh nga ana e investitorëve të huaj.