Komuna e Ulqinit kete vit morri pjese perseri ne panairin e patundshmerise dhe investimeve Expo Real. Ulqini se bashku me ekspozues tjere nga Evropa Qendrore ne shtandin Europe’s Heart / Europa Mitte (nder tjera qytete nga Austria e Gjermania).
Per kete prezentim eshte pergaditur nje katallog qe ne permbajtje ka projekte nga me te ndryshmet, te cilat kerkojne partnere dhe investitore. Ne katallog jane te perfshira disa investime potenciale si ne turizem (hotele, marina, eco-fshatra, medical SPA), golf komplekse, projekte per bujqesi dhe farma per prodhim te energjise solare. Ne katallog jane te perfshire persona juridike dhe fizike, per te cilet komuna kerkon partnere ne panairin Expo Real. Se bashku me katallog eshte pergaditur edhe nje video-prezentim i Ulqinit, ku shfaqen pamje nga lokacionet te cilat kane mundesi per investim dhe zhvillim.
Kryetari i Komunes Z. Nazif Cungu me keshilletaret e vet, kryetarin e bordit te te Mirave Detare ne Mal te Zi, Z. Xhaudet Cakuli dhe Sekretari per planifikim hapsinore Aleksandar Daboviq kane patur takime me kompani te ndryshme konsulente, grupe hotelierike, menaxhues investimesh, etj. Nder to, mund te permenden kompanite:
PKF - firme konsulente,
Best Western Hotels,
Arborea Hotels & Resorts,
Houtour - konsultime hotelerike,
12.18. Investment, (presim viziten)
Treugast,
Trigranit,
Carlson Residor Hotel Group, (presim viziten)
Wyndham Hotel Group,
Adriatic Treasury dhe
Rilano Hotels & Resorts. Disa partnere potenciale kane shprehur deshiren dhe gadishmerine qe se shpejti te vizitojne qytetin e Ulqinit per te pare lokacionet e per te vazhduar bisedimet.