Komuna e Ulqinit gjegjësisht Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e mjedisit ka nisur investimin më të madh për vitin 2017 sa i përket investimeve kapitale në rregullimin e infrastukturës ku parashihet ndërtimi i rrethrrotullimit.
Ky investimin është i parapare me programin për rregullimin e hapsirës për vitin 2017. Faza e parë e realizimit të projektit bulevardi Nënë Tereza me të cilin është e paraparë që të lidhet bulevardi Gjergj K. Skenderbeu me bulevardin Teuta. Projekti është i harmonizuar me projektin e përmisimit të furnizimit me uje të pijshëm, grumbullimin e ujrave të zeza dhe ujrave atmosferike i cili do të realizohet me mjetet e bankës gjermane per zhvillim. Gjithashtu me këtë projekt do të realizohet rregullimi i grumbullimit të ujrave atmosferike te Posta e Ulqinit dhe drejtohet drejte kanalit Bratica. Realizimin e këtij projekti e kryen ndermarrja Shpk ,, Putevi “ nga Tivari dhe ka një vlerë prej 290 mijë euro.
Punimet e këtij investimi mbikëqyren nga Agjensioni për projektim dhe zhvillim dhe priten të përfundojnë brenda afatit 90 ditë.