05. Shtator 2017.
Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu priti ne nje takim  bashkevendasin tone qe jeton dhe vepron ne Australi  Dr. Hodo Haxhimolla

Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu priti ne nje takim  bashkevendasin tone qe jeton dhe vepron ne Australi  Dr. Hodo Haxhimolla.Ai eshte nje  personalitet te cilit  i atribuohen merita te medha ,ne fushen  e urologjise. Eshte pjese e  strukturave  te njohura boterore te urologjise qe ka  dhene dhe vazhdon te jape  kontribut te madh ne kerkime shkencore, nepermes publikimeve , ligjeratave, konferencave dhe simpoziumeve.Ne takim u trajtuan disa ceshtje te rendesishme.Njerez  te tille, eksperte te fushes dhe tejet modest na mbushin me krenari dhe jane Ambasadoret  me te mire te qytetit tone jashte.