Sot kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, Ambasadori i Turqisë në Podgoricë Serhat Galip, Shefi i Agjencisë Turke Për Bashkëpunim dhe Koordinim Ahmet Alltun dhe Kryetarja e Shoqatës së Ullishtarëve me seli në Pistull ,Fahira Kraja nënshkruan Protokolin për ndërtimin e një linje moderne për prodhimin e vajit të ullirit.Këtë investim me vlerë 250,000 mije euro do ta realizojë TIKA.
Fillimisht kryetari Cungu, në emër të Komunës falenderoi shtetin e Turqisë, respektivisht Ambasadën dhe zyrën e TIK-ës për të gjitha projektet e realiyuara në komunën tonë dhe ata që priten të realizohen në të ardhmen.
Ambasadori Serhat Galib në fjalën e tij tha se Ulqini zë vend të rëndësishëm në projektet e TIK-ës dhe krahas turizmit mendojmë se ai duhet të ketë dhe brendin e tij të vajit të ullirit .Tek Krzetari Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij vecoi Ambasadori kemi gjetur përkrahje të vazhdueshme.
Shefi i TIK-ës Ahmet Alltun u ndal në rëndësinë e realizimit të këtij projekti , përfitimet që do të ketë komuniteti dhe hapja e vendeve të punës . linja do të jetë bashkohore, konformë standarteve evropiane, në të do të mund të përpunohen 10 ton vaj në ditë , e kjo do të thotë që krahas ullishtarëve nga Pistulla, Ana e Malit dhe Ulqini atz ullinjtë mund ti sjellin dhe ullishtarë nga Tivari.
Në emër të Shoqatës së Ullishtarëve në Pistull, falenderoi Fahira Kraja, Ajo bëri një prezantim të Linjës moderne, dhe synimet që i ka vënë vehtes Shoqata Ajo tha se për momentin Shoqata numëron 50 anëtarë të cilët në pronësi kanë 11 mijë rrënjë ulliri, ndërkohë qe shoqata sznon që brenda një kohe sa më të shkurtër numri i anëtarëve dhe i trugjeve të dyfishohet.
Në ceremonine e nenshkrimit morën pjesë, kryetari i Kuvendit Loro nrekiqi, Nënkryetarja Hadixha Gjoni dhe skretarët e sekretariateve.
25. Gusht 2017.