Mbrëmë në Ranë u hap edicioni i 17-të i Panairit të librit Ulqini 2017. Rreth 30 botues nga vende të ndryshëm prezantojnë botimet e tyre në Panair. Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm Ministri i kulturës Janko Lumoviq i cili vlerësoi Panairin si ngjarje të rëndësishme kulturore. Ndërkaq ,Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në fjalën përshëndetëse tha se Panairi është vendi që tubon krijuesit , botuesit dhe artistë të ndyshëm dhe se ky event i shërben zhvillimit të turizmit kulturorë.Ai më tej tha se Ulqini gjatë seyonit turistik shëndrrohet në qendër të aktiviteteve kulturore. Në hapjen solemne foli dhe shkrimtari Mehmet Kraja.Biblioteka e Ulqinit gjatë mbrëmjeve të Panairit ka paralajmëruar aktivitete të ndryshme. Kryetari Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe në takimin që pati me Ministrin Lumoviq, trajtoi dhe ceshtje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën.
11. Gusht 2017.