Në organizim të OJQ,,Horizonti i Ri,,në bibliotekën e qytetit u shënua Dita ndërkombëtare e Rinisë.Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit ,,Të rinjtë -kompetentë për pjesëmarrje,,Në takim ishte i pranishëm kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Dita Ndërkombëtare e Rinisë synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë andaj takimi me Kryetarin Cungu kishte për qëllim vënijen në diskutim të ceshtjeve që kanë të bëjnë me angazhimin qytettar të të rinjve , aktivizimin e tyre për të qenë të dobishëm për veten dhe shoqërinë. Në takim u ngritën cështje nga fusha e sportin, arsimi,ato që kanë të bëjnë me narkomaninë, bastorjet sportive dhe ceshtje të tjera ku përpjekjet dhe përkushtimi i të rinjve është prezent për përmirësimin e shoqërisë. Kryetari Cungu edhe me këtë rast përsëriti se preokupim i ekyekutivit që ai udhëheq është dhe mbetet investimi në rininë tonë.
11. Gusht 2017.