Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti pjesëmarrësit e manifestimit ,,Kalimera poetike,,shkrimtarët e mirënjohur Bashkim Shehu, dhe Jusuf Buxhovi, piktoren Majlinda Kelmendi ,publicistin dhe përkthuesin Ben Andoni të cilët shoqëroheshin nga Kryetari i Artclubit Ismet Kallaba.Z. Cungu duke i uruar mirëseardhje ,shprehu kënaqësi që takohej me personalite të artit e të kulturës të cmuar dhe të vlerësuar jo vetëm në kulturën shqiptare por edhe më gjërë. Mysafirët ,falenderuan Art Clubin për idenë e ,,Kalimerës poetike,,që është me interes për cdo metropol dhe për shijet e mira që nata e parë la tek publiku.Ata, thanë se organizimi i aktiviteteve të këtij lloji është me interes të vecantë për të shpalosur vlerat tona. Ne kemi një trashëgimi dhe pasuri dhe kemi se cfarë të ofrojmë Me aktivitete të këtij lloji ne ruajmë individualitetin tonë u tha në takim. Në një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore u prekën dhe tema të tjera me interes .Shkrimtari dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi në shenjë mirënjohjeje i dhuroi kryetarit Cungu Historinë e Kosovës, në pesë tome , një vepër monumentale që flet për historinë e Kosovës nga antikiteti mesjeta deri në ditët tona.
03. Gusht 2017.