02. Gusht 2017.
Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë viziton Ulqin

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti sot në takim  Zëvendës Ministrin e Arsimit  dhe Shkencës  të Maqedonisë Z.Visar Ganiu me të cilin  bisedoi  për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe  shkëmbimin e  përvojave vecmas  në  arsimin profesional.

Në takim u fol po ashtu për mundësinë  e rregjistrimit të studentëve tanë  në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin ,,Nëna Tereza ,,në Shkup

Pasi Z. Ganiu  ka qenë trajner i Shkupit dhe Ndihmës-trajner i reprezentacionit të Maqedonisë  u bisedua  edhe  për bashkëpunimin në fushën e sportit dhe aktivitete të përbashkëta.

Krahas këtyre u këmbyen  mendime  dhe  për sfera të tjera  me interes të përbashkët Intensifikimi i takimeve dhe projektet  konkrete  mbeten  obligim i palëve.