28. Korrik 2017.
Koncerti i Dino Merlin në Ulqin

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takime mes përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit dhe shërbimeve lokale me pronarët e Perla Beach të cilët janë organizatorë të koncertit të Dino Merlinit në Ulqin më datën 5 gusht. Në takim është konstatuar që ky evenimet ka rëndësi të madhe për ofertën turistike të qytetit, andaj Komuna maksimalisht do të përkrah organizimin e tij. Në koncert priten të marrin pjesë rreth 20 mijë vizitorë.
Në takim morrën pjësë nënkryetarët Arian Murati dhe Hadixha Gjoni, kryeshefi i Policisë, Sead Gjozoviq, drejtori i Organizatës turistike, Fuad Haxhibeti, drejtori i NP “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi, kryeshefi Policisë Komunale, Saubih Mehmeti, dhe kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Flamur Selloviq.