27. Korrik 2017.
Trajtimi i pestë i mushkonjave në komunën e Ulqinit

Dje e deri ne mesnate  me datë 24.07, 2017 nën mbikqyrjen e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit u zhvillua aksioni i  trajtimit të mushkonjave në teritorin e Komunës së Ulqinit.

Trajtimi   ka filluar dje  mbasdite  dhe ka vazhduar deri në mesnatë.

Janë trajtuar me metodën e tymosjes së ngrohtë me preparation DELTAMETHRIN 2.5 EC , mushkonjat ne lokalitetet duke filluar nga Ada në Bunë, Shtoji përgjatë gjitha lagjeve të Shtojit, Plazha e Madhe, hapësira që përfshinë kompleksin e hoteleve të Rivierës së Ulqinit, Port Milena, hapsira përgjatë kanalit të Kripores deri te moli i Gjeranave, Gjerana 1 dhe 2, Bulevardi Teuta, kanali I Braticës,  hapësira në Fushë të Ulqinit, Kodrat, rruga Nëna Terezë, Bulevardi Sami Frashëri, lokaliteti Totosh,  Rruga e Kosovës, Pinjeshi, shetitorja  deri te hoteli Albatros, Meteriz,Lagja  Mahalla e re, rruga për Valdanos dhe Valdanos, Qendra e qytetit, Bulevardi Gj.K.Skenderbeu dhe lokaliteti Mali I Bardhë.

Trajtimin e mushkonjave në teritorin e komunës së Ulqinit  për këtë vit e bën Ndërmarrja sanitare-ekologjike DISSAN nga Podgorica.

Kjo është hera e  pestë  me radhë  e trajtimit të  mushkonjave në komunën e Ulqinit  dhe hera e tretë e trajtimit gjatë sezonit turistik. P[r këtë sezonë  janë të parapara të realizohen edhe 2 (dy) trajtime, përafërsisht  në çdo 25 ditë (mvarësisht nga kushtet atmosferike )të insektit të rritur.