Delegacioni nga Maqedonia u prit nga kryetari i Komunës Z. Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas një takimi të hapur dhe vëllazëror Cungu e Xhaferi dhanë deklarata për gazetarë.
Duke shprehur kënaqësi të vecantë për realizimin e kësaj vizite , numri një i Ulqinit tha se në takim janë prekur një sërë temash në interes të ndërsjelltë Sipas tij marrëdhëniet mes dy shteteve në nivel të lartë miqësor japin kontribut ndaj stabilitetit të përgjithshëm në rajon dhe integrimet euroatlantike .Ai insistoi në intensifikimin e marrëdhënieve në sferën ekonomike ,vazhdimin e takimeve të nivelit të lartë duke përfshirë edhe bashkësinë e biznesit , nga ku do të dalin iniciativa për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike.Më tej kryetari i Ulqinit tha se në takim është konstatuar se pranimi i Malit të Zi në NATO , paraqet shans të jashtëzakonshëm për të gjithë rajonin .Ndërkaq Z.Xhaferi duke vecuar se dy shtetet i lidhin marrëdhënie miqësore pa cështje të hapura , nënvizoi rëndësinë e komunikimit të drejtëpërdrejtë dhe angazhim më të madh për avansimin e bashëpunimit ekonomik. Ai nënvizoi se duhet punuar në vendosjen e bashkëpunimit të infrastrukturës , sidomos ripërtrirjen e linjës ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Shkupit dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit. Z. Xhaferi uroi për anëtarësimin e plotfuqishëm të Malit të Zi në NATO me dëshirë që dhe Maqedonia të bëhet pjesë e Aleancës.