29. Qershor 2017.
Nënkryetarja e komunës Hadixha Gjoni priti në një takim udhëheqësin e SHKA ,,Deverak,,Ermin Jusufoviq nga Llukavci të cilët janë pjesëmarrës në Festivalin Internacional të Folklorit që po mbahet në qytetin tonë. Bashkëbiseduesit u pajtuan që aktivitete të këtij lloji kanë për qëllim të bashkojë artistë të rajonit, të nxjerrë në pah vlerat e papërsëritshme të kulturës së ansambleve pjesëmarrëse dhe e tërë kjo në dobi të turizmit kulturorë. Ishte vlerësim i përbashët që Festivali i cili po mbahet nen siglën e Organizatës Turistike dhe Komunës së Ulqinit në tërësi po i përmbush këto synime. Po, ashtu u fol edhe për format e tjera të bashëpunimit ndërmjet dy qyteteve të cilët janë të binjakëzuar.