Kryetari I Komunës Nazif Cungu priti sot në takim nxënësit e shkollës së mesme të qytetit tonë ,,Vëllazërim -Bashkim,, dhe ate te Vjenes të cilët janë të kycur në Projektin Mirembajtja e kontakteve dhe lidhjeve, puna nderkulturale ne projektet e dy qyteteve dhe dy shteteve. I cili realizohet me moshatarët e tyre nga Distrikti 23 I Vjenës. Projekti parasheh organizimin e vizitave të ndërsjellta të nxënësve ,që kanë synim avansimin e marëdhënijeve , zhvillimin e aftësive interkulturore , zotërimin e gjuhës gjermane dhe profesionalizmin e sejcilit nxënës.
Koordinatore e Projektit është Prof. Irma Qetkoviq e cila tha se kjo formë e bashkëpunimit ndihmon që nxënësit tanë të angazhohen edhe më tepër në profesionalizimin e tyre .Po ashtu projekti në fjalë i koontribuon dhe sforcimit të marëdhënijeve ndërmjet qytetit tonë dhe Distriktit 23 të Vjenës.Vizita e nxënësve nga Austria është përcjellur me një sërë aktivitetesh dhe vizita, për tu njohur më përsëafërmi me monumentet kulturo historike dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë.