Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mrojtëje të ambinetit në kuadër të masave të rritjes dhe sigurimit të cilësisë për sezonin turistik ka zhvilluar aksionin e asgjësimit të mushkonjave në gjithë territorin e komunës së Ulqinit. Akcioni është përqëndruar në lokalitetet nga Ada në Bunë, përgjatë gjitha lagjeve të Shtojit deri të Reçi, Plazhi i Madh, hapësira që përfshinë kompleksin e hoteleve të “Rivierës së Ulqinit”, Kanalin Port Milena, hapësirat përgjatë kanalit të Kripores deri te moli i Gjeranave, Gjerana 1 dhe 2, Bulevardi Teuta, kanali i Braticës, hapësira në Fushë të Ulqinit, Kodrat, rruga “Nëna Terezë”, Bul. “Sami Frashëri”, lokaliteti Totoshi, hapësira përgjatë rrugës nga ndërmarrja Lali Commerce drejtë Kollomzës deri te Ura e Sarajit, Pistull e Zogaj përgjatë rrugës deri te rrethrrotullimi te ndërmarrja Komunale, Rruga “Kosova”, Pinjeshi, shetitorja në Ranë deri te hoteli Albatros, Meteriz,Lagja Mahalla e Re, rruga për Valdanos dhe në Valdanos, qendra e qytetit, Bulevardi Gj.K.Skenderbeu dhe lokaliteti Mali i Bardhë.
Stërpikja është bërë me metodën e tymosjes me preparatin DELTAMETHRIN 2,5EC nga ana e Ndërmarrjes sanitare - ekologjike DISSAN nga Podgorica. Ky ka qenë trajtimi i tretë,ndërkohë që me kontratë parashihet që të realizohen dhe katër trajtime të reja.