Në organizim të Ministrisë për cështje evropiane dhe Komunës së Ulqinit sot u shënua -9 maji Dita e Evropës. Fillimisht kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan një pritje për Ministrin Aleksandar Andrija Pejoviq ,përfaqsuesin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Andre Lis dhe kryetarin e Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi Momcillo Radulloviq .Këtu,Arsllan Hajdinaga bëri një prezantim të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Ai foli për projektet e realizuara dhe ata që priten të realizohen. Ndërkaq në sallën e Kuvendit Asllan Llunji në cilësinë e moderatorit udhëhoqi debatin publik,,Dita e Evropës në Ulqin-ideja evropiane në vepër në mal të Zi,,ku folën Kryetari Cungu, Ministri Pejoviq, përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Mal të Zi Andre Lis dhe kryetari i leviyjes Evropiane në Mal të Zi Momcillo Radulloviq. Këta u pergjigjen edhe në pyetjet e te pranishmëve . Ndërkaq në Qendrën për kulturë u organizua një program i pasur kulturo artistik, dhe gara e nxënësve të talentuar në pikturë nga shkollat fillore. Delegacioni nga Podgorica në shoqërinë të zyrtarëve komunal vizituan dhe ndërmarrjen e sukseshme në qytetin tonë Euroflex.
09. Maj 2017.