Kryetari Cungu priti sot përfaqësuesit e Fedetatës Evropiane të Handbollit Ole Jorstad dhe Marko Trespidi si dhe përfaqësuesin e Federatës të Handbollit të Malit të Zi Emir Beshlija. Takimi u mbajt me iniciativë të Gani Resulbegut, pronarit të kompanisë Real Estate nga Ulqinit.
Në takim është analizuar mundësia e organizimit të turnamentit në Beach Handball (Handbollit në rërë) në Ulqin. Handbolli në rërë është sport relativisht i ri në Mal të Zi, andaj në takim është rënë dakord të organizohet ndeshja demostrative në mënyrë që opinion i gjërë të njoftohet se për çfarë sportit është fjala.
Kryetari Cungu tha se Komuna do të përkrah organizimin e turnamentit sepse më aktivitete të tilla mund të ndikohet në zgjatje e sezonit turistik