Ky, ishte vlerësimi që i bëri Kryetari i Komunës Nazif Cungu , manifestimit tradicional,,Të gjithë për turizëm,, dhe vizitave të shumta të mysafirëve gjatë ditëve të fillim majit në qytetin tonë.
Ai në konferencën me gazetarë prezantoi të dhëna ku shihej qartë qe gjatë ditëve të para të majit, në Ulqin ka pasur një numër të madh të mysafirëve nga vende te rajonit, Kjo sipas tij është sinjal i mirë se do të kemi një sezonë të sukseshme. Po vecoi që shumë gjëra mvaren nga vetë ne. Në vazhdim numri një i Ulqinit analizoi veprimet dhe punët e ndërmarrjeve publike dhe shërbimeve përkatëse. Ai i shprehu falenderime pronarëve të hoteleve, bareve restoranteve, pronarëve të plazheve etj që u angazhuan për argëtimin e mysafirëve dhe tha që aktivitete të këtij lloji do të ketë gjatë tërë sezonit turistik.Komuna nëpërmes sherbimeve të saja po përcjell më përsëafrmi të gjitha detyrat që i ka parashtruar dhe ata që kanë dalë nga takimet që janë zhvilluar me qytetarët tha në konferencen me gazetarë Kryetari i Ulqinit.