Një delegacion nga Komuna e Ulqinit i kryesuar nga Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe Kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq, gjendet në vizitë zyrtare në Komunën e Kajlit të Luksemburgut me të cilën Komuna e Ulqinit ka një marrëveshje bashkëpunimi që nga viti 2012.
Në kuadër të kësaj vizite u realizuan disa takime me Kryetarin e Komunës së Kajlit, John Lorent me ç'rast u diskutua për zgjerimin e bashkpunimit në mes të dy komunave përtej projekteve të realizuara deri me tani.
Delegacioni nga Ulqini u takua edhe me përfaqësuesit e diasporës së Malit të Zi në Luksemburg si dhe Konsullin e nderit të Malit të Zi në Luksmeburg, z. Remzija Camic, me të cilin u bisedua lidhur me statusin e popujve pakicë në Mal të Zi dhe modelet e integrimit që janë zbatuar në Luksemburg.