25. Prill 2017.
Sot kryetari I komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti perfaqesuesit e biznesit nga Konya e Turqisë të cilët shprehën interesimin e vet për investime në teritorin e komunës së Ulqinit. Mysafirët shprehën gadishmërinë që të investonin shuma të konsiderueshme duke patur qëllim te stimulojne prodhimin vendas të cilin më pas do e eksportojnë në shtetet fqinje dhe ato europiane. Mes të tjerash kryetari Cungu vlerësoi lartë qëllimet e të interesuarve dhe shprehi gadishmërine e organeve komunale që investitorëve t’u lehtësohet procedura e realizimit të zhvillimit ekonomik.