Nënshkruhet kontrata për mbjedhjen e pemëve dekoruese-,, Fotinia ".ndërmjet Komunës dhe N.P,, Veprimtaritë Komunale".
Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me NP,, Veprimtaritë Komunale,, në vazhdën e aktivitetëve në fushën e gjelbërimit të qytetit nënshkruan kontratën për mbjedhjen e bimëve dekoruese të llojit ,, Fotinia ". Bimët dekoruese do të mbidhen në bulevardin ,, Gj.K.Skenderbeu " , në pjesë të bulevardit ,, Nënë Tereza" si dhe në pjesë të bulevardit ,, Mehmet Gjyli ".
Projekti krahas gjelbërimit të qytetit do shërbej edhe për mbrojtjen e qytetarëve, ku respektimi i vendkalimeve për qytetar do jetë i domosdoshëm, sepse ,, fotinia " në një periudhë të shpejtë do krijojë kurorën gjelbërues për gjatë gjithë shetitoreve të qytetit.
Ky është bashkëpunimi dhe projekti i katër me rradhë për vitin 2017 ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe N.P.,, Veprimtari Komunale, , Parku publik në Qendër të Shtojit, -Tregu i gjelbërt në Katërkollë,
-Ambulanca veterinare për azil të kafshëve (qentë) si dhe
-mbjedhja e pemëve dekoruese ,,Fotinia ".