Kryetari I Komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti sot përfaqësuesit e Bankes Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe konsultantit Vodacom në lidhje me projektin për ujësjellës dhe kanalizim.
Në takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e projektit, sfidat, detyrimet, projektet dhe në përgjithësi mbi aktivitetet të cilat ShPK Ujësjellësi dhe Kanalizimi po realizon në kuadër të përgaditjes për investimin kryesor në infrastrukturë. Ky lloj investimi i cili pritet te fillojë të realizohet deri ne fund të këtij viti kalendarik parasheh që Komuna e ulqinit do ta rekonstruoje rrjetin aktual dhe do të ndërtojë pjesë të reja të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Përveç të tjerave, projekti parasheh një reformë në sistemin e funksionimit të ShPK Ujësjellësi dhe Kanalizimi e cila do shërbejë që kjo kompani të vendoset në këmbë të shëndosha finasiare dhe të jetë stabile dhe në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.