9.5 milion euro në investime kapitale për zhvillimin e infrastukturën rrugore në territorinë e Komunës së Ulqinit më të cilat do përfundohet rruga Krythë - Ulqini , lehtësimi i procedurave në dogana, racionalizim i administratës lokale nëpërmjet rritjes së efikasitetit si dhe rregullimi i infrastukturës komunale si kusht për fillimin e investimeve ishin temat që Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq bisedoi më Kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiq.
Ky takim miqësore që vjen në kuadër të ditës së festës së Ulqinit, Kryeminstri Dushko Markoviq uroi të gjithë qytetarët dhe udhëheqësit e Komunës së Ulqinit , sa më shumë zhvillim dhe prosperitet në të mirë të gjithë qytetarëve.
Kryetari Cungu theksoi nevojën për rritjen e kapaciteteve hoteliere, me ç’rast u cek interesimi i kompanive me renome europiane si Karizma dhe TUI të cilat dëshirojnë të investojnë në Rivierën e Ulqinit.
Kryetari Cungu dhe Nrekiq kanë përsëritur nevojën e zgjidhjes së problemit të ndërtimit të egër në hapësirën e komunës së Ulqinit dhe kushtet të cilat janë krijuar pas miratimit të Planit hapësinor, si parakusht për rregullimin e këtij problem.
Cungu potencoi interesimin e lartë të investitorëve të huaj për Ulqinin dhe besimin që qeverisja lokale mund të siguroj më mbështetjen e diasporës për zhvillimin e Ulqinit.