Për nder të Ditës së Ulqinit ne kemi vendosur të shënojmë fillimin e punimeve në dy pikë-vrojtimi në Valdanos dhe në Shtegvashë.
Ngritjen e pikave të vrojtimit e ka mundësuar Organizata Turistike e qytetit tonë me çgjë edhe e falenderojmë.
Keto pikë-vrojtimi do të jenë në funksion të evidentimit të vlerave dhe bukurive të shumta turistike që ka Ulqini me rrethinë.
Kjo është faza e parë e projektit dhe përfundimi tërësisht i tyre do të paraqesë një vlerë të veçantë për zhvillimin e turizmit.
Pika e vrojtimit në Valdanos, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar këtë zonë me vlera të veçanta panoramike, përfshirë këtu ullishtën dhe pejsazhin e bukur dhe tërheqës.
Ndërkohë nga Shtegvasha, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e zonës së Anës së Malit, Lumin Buna dhe viset Shqipërisë.
Organizata Turistike thotë se me projekt është paraparë dhe vendparkimi për automjete në Valdanos e kjo do të jetë dhe një mundësi që këto vende të janë të frekuentuara.
31. Mars 2017.