31. Mars 2017.
Në kuadër të aktiviteteve per nder të Ditës së Ulqinit u mbajt Konferenca e IX-të Shkencore Ndërkombëtare
,,Roli i arsimit dhe shkencës në zhvillimin ekonimik të vendeve të rajonit,,
Kjo Konference që e organizon Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim , Komuna e Ulqinit,Organizata Turistike dhe Universiteti i Shkodrës ,,Luigj Gurakuqi,, edhe këtë vit tërhoqi vëmëndjen e një numri të madh të studiuesve dhe ekspertëve nga vende te rajonit. Tashmë është bërë traditë që kumtesat e botuara të botohen në edicionin e vecante te revistës qe e boton Instituti per kërkime shkencore dhe zhvillim.