17. Shkurt 2017.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me përfaqësusit e organizatës italiane Energi ONLUS të specializuar për përgatitje të EU projekteve. Komuna është pjesë e marrëveshjes të nënshkruar me Provinçën e Leçes në Itali dhe Komunën e Lezhës në Shqipëri për pjesëmarrje të përbashkët në programin e Komisionit Evropian Interreg Mali i Zi - Shqipëri - Itali, i cili do të hapet në fillim të marsit të këtij vitit.
Kryetari Cungu i njoftoj të pranishmit për objektivat dhe planet afatgjate të Komunës, dhe si projekt ide propozoj revitalizimin e ullishtës në Valdanos si park të mbrojtur të natyrës.
Poashtu, në takim si ide të mundëshme u përmendën projektet në fushën e mobilitetit të qytetarëve dhe mbrojtjes të mjedisit.