Në organizim të Komunës së Ulqinit ,në Hotelin ,,Dolcino,,u mbajt takimi me përfaqësuesit e kompanive dhe firmave më të njohura të qytetit tonë.Ishte i pranishëm dhe Drejtori i Agjencisë së Malit të Zi për promovimin e investimeve të huaja -MIPA, Millosh Jovanoviq me bashkëpunëtorë.
Duke përshëndetur të pranishmit e shumtë Kryetari Cungu tha se se me miratimin e Planit hapsinorë në fund të vitit që lamë pas ,një fillim i ri ka nisur për komunën tonë kur janë në pyetje investimet dhe investitorët .Plani promovon interesat e përbashkëta të qytetarëve për një zhvillim të shpejtë ekonomik, tha Cungu dhe nënvizoi se Komuna dëshiron të jetë partner me afaristët dhe konformë kësaj Agjencia e Malit të Zi për promovimin e investimeve të huaja do të përgatisë një doracak në disa gjuhë për investimet në Ulqinit me të cilin do të prezantohet në Panairet e njohura botërore . Kryetari u ndal dhe dha hollësi rreth projekteve infrastrukturore që janë në rrjedhje e sipër dhe ata që priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë e që dukshëm do të përmirësojnë furnizimin me uj, rrjetin e kanalizimit, infrastrukturën rrugore etj. Sipas tij askush nuk ka më të drejtë që të vonojë miratimin e planeve , studimet e lokacioneve dhe përgatitjet e dokumentacioneve të duhura për investitorët. Përfaqësuesit e Agjencisë së Malit të Zi për investime të huaja, prezantuan publikimet e tyre ku vend të vecantë zinte Plazhi i madh i Ulqinit . Në pjesën e dytë të takimit afaristët parashtruan një sërë pyetjesh në të cilat u përgjigj kryetari i Ulqinit dhe Drejtori i Agjencisë së investimeve .Të pranishmit përshëndetën organizimin e takimit dhe theksuan që ata duhet të jenë sa më të shpeshta.