Të nderuar qytetarë,
Në këtë festë tradicionale , kam nderë dhe kënaqësi të veçantë që në emër të Komunës së Ulqinit dhe ne emër të partnerëve të koalicionit qe përbëjme pushtetin lokal, tju dërgoj urimet më të përzemërta dhe tju uroj Vitin e Ri 2017.
Le të jetë një vit i mbarë për të gjitha familjet me shëndet , harmoni mirëqenie e shumë suksese.
Në këtë natë të gëzuar , dëshiroj të jemi pranë jush,pranë fëmijëve, të rinjëve , prindërve pranë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë dhe të urojmë njëri tjetrin.
Ne , duhet të kemi më shumë besim tek vetvetja për të përballuar sfidat që na presin. Ne kemi kurajo dhe vullnet për të ndërtuar një vend më të begatë për vete e për fëmijët tanë.
Ne jemi me fat që jetojmë në një vend siç është Ulqini dhe për mua është nder dhe obligim i madh besimi qe me ashte dhënë prej koalicionit, që të jem në krye të këtij qyteti.
Unë mbetem i përkushtuar dhe jam i bindur që bashkarisht mund të realizojmë objektivat tona.
Uroj që viti 2017 të jetë vit i punës, shpresës dhe besimit, vit i mbarë me rritje të qëndrueshme ekonomike ,vit që do të na çojë më pranë familjes evropiane, rrugë të cilën e kemi zgjedhur të gjithë sëbashku.
Urime,Gëzuar ,shëndet dhe mirësi për të gjithë Ju dhe për Ulqinin tonë.
Kryetari i Komunës
Nazif Cungu