Në iniciativë të kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu, u organizua takimi ku në fokus ishte ndërtimi jolegal në territorin e komunës së Ulqinit.
Pjesëmarrësit e takimit theksuan që kjo dukuri në komunën tonë përsëritet prej vitesh, andaj duhet ndërprerë me këtë praktikë dhe ajo të vihet në suaza ligjore tha nënkryetarja Hadixha Gjoni. Sipas Bilana Jakiq, ndihmës drejtoreshë në Drejtorinë për çështje të inspeksionit kjo dukuri vjen si pasojë e mugesës së dokumentacionit planimetrik.
Ligji për legalizimin e objekteve që do të fillojë të implementohet ne mars të vitit të ardheshëm ka për synim që kjo dukuri të ndërpritet nënvizoi ajo. Mendim të ngjashëm shprehu dhe Inspektori Hajredin Osmanoviq sipas të cilit në ndërtimin e egër për momentin kryeson Shtoji i cili nuk është i mbuluar me plane përkatese.
Pjesëmarrësit e takimit insistuan për një bashkëpunim të ndërsjelltë ndërmjet organeve komunale, Drejtorisë së inspeksionit, Drejtorisë së policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.
Po ashtu u konstatua që ndërtimi i egër në komunën tonë është prezent edhe në zonat që janë të mbuluar me plane, dhe në zonën e të mirave detare.
Është obligim i komunës që sa më parë të mbulojë me plane pjesë të tjera të komunës së Ulqinit, ndërsa Drejtoria për çështje të inspeksionit të ndërrmarë masa adekuate që të ndërpresë këtë dukuri.