Kryetari i komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti sot një grup ekspertësh të Fakultetit bioteknik , përfaqësuesit e Shoqatës për kthimin e pronës në Valdanos dhe këshilltarin për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit.
Temë diskutimi ishte ullishta në Valdanos
U la që Fakulteti bioteknik në një kohë optimale të hartojë një studim ku detalisht do të analizohet gjëndja e ullishtës në Valdanos , masat dhe kosto që kërkon revitalizimi i këtij kompleksi të rëndësishëm.
Ky do të jetë studimi më i hollësishëm i punuar ndonjëherë dhe që do të jetë bazë e bisedimeve që komuna do të zhvillojë me synim të vetëm për kthimin e ullishtës ish pronarëve të dikurshëm.
Kryetari Cungu edhe me këtë rast shprehu gadishmërinë e Komunës për hartimin sa më parë të këtij studimi .
Përndryshe ,komuna edhe këtë vit ka ndarë mjeteve per rregullimin e rrugëve dhe shtigjeve në ullishtën e Valdanosit.
Pas takimit ekspertët e Fakultetit bioteknik, të shoqëruar nga anëtarët e Shoqatës për kthimin e pronës në Valdanos dhe përfaqësues të Komunës shkuan për të vizituar ullishtën dhe mëpërsëafrmi të njihen me gjendjen aktuale.