Ata u takuan me kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë të NP ’’Të mirat detare’’ u trajtuan disa çështje me interes të veçantë për Ulqinin. Përfaqësuesit e TUI-t janë të interesuar për investime në objektet e “Rivierës së Ulqinit” në Plazhin e madh por edhe në mbushjen e kapaciteteve të këtyre objekteve.
Kryetari Cungu përgëzoi mysafirët dhe theksoi se Komuna e Ulqinit është e gatshme që të përmbushë kërkesat e tyre. Ai po ashtu u ndal dhe theksoi se në vitet e 80-ta Riviera e Ulqinit ka pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht frytdhënës me TUI-n dhe llogarit që këto ura bashkëpunimi mund te rivihen në interes të përbashkët. Mysafirët nga Gjermania kanë vizituar objektet hoteliere në Plazhin e madh.