02. Dhjetor 2016.
Teatri Teuta do të ketë përkrahjen e përhershme të Komunës

Përfaqësuesit e OJQ ,,Teatri Teuta,,  u takuan me kryetarin Nazif Cungu të cilin e njoftuan me synimet dhe  aktivitetet  që  parashohin të zhvillojnë.

Munib Abazi,Drejtor  i Shoqatës tha se  ne dëshirojmë të  ringjallim jetën  teatrale në Ulqin,  të realizojmë  projekte konkrete  dhe të kemi   bashkëpunim institucional.

Ai ,tha se në ditët në vijim do të  shpallet audicioni  për pranimin e nxënësve në seksionin e dramës dhe se drejtë përfundimit është  teksti dramatik  që do të vihet në skenë nga aktorët e teatrit të porsaformuar.

Nga ana tjetër Kryetari Nazif Cungu, përgëzoi të pranishmit për nismën  dhe premtoi përkrahjen e përhershme të komunës. Ai insistoi që OJQ,,Teatri Teuta,, sa më parë  të  përgatisë programin  e aktiviteteve me qëllim që ai të zërë vend në kalendarin e aktiviteteve kulturore që po hartohet nga  komuna.

Cungu foli  për takimet që ka pasur në  Tiranë me pjesëmarrësit e Unionit i Komunave Shqiptare dhe gadishmërinë e tyre për bashkëpunim në fushën e kulturës.

Në takim u ishte i pranishëm dhe Drejtori i Qendrës  për kulturë u prekën dhe  cështje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën  sic  ishte ajo për një përmbajtje  tjetër të skenës verore, shfrytëzimin  e  potencialit të trashëgimisë kulturore me theks të vecantë të  kalasë në Ulqin  dhe Shasin  mesjetar , organizimin  e ,,Ditëve të Servantesit,, dhe cështje të tjera . Palët në fund nënshkruan dhe  marrëveshtjen e bashkëpunimit.