Kryetari i Komunës së Ulqinit priti sot ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit të Kosovës, Kujtim Shalën me bashkëpunëtorë.
Kryetari Cungu njoftoi të pranishmit për bashkëpunimin e mirë në mes të Komunës së Ulqinit dhe institucioneve lokale dhe shtetërore të Kosovës, në veçanti në fushën e turizmit, shkëmbimit kulturor, urbanizmit, projekteve evropiane dhe zhvillimit ekonomik, Të gjithë të pranishmit janë të mendimit që këtë bashkëpunim duhet avancuar dhe intezifikuar në të ardhmen.
Ministri Shala propozoi që gjatë sezonit turistik veror në Ulqini të organizohen Ditën e kulturës Kosovare me një sërë aktivitesh kulturore dhe zbavitëse nga tradita dhe trashëgimia e pasur e këtij shteti.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, i cili ishte pjesë e delegacionit nga Kosova, dorëzoi si donacion Bibliotekës së Ulqinit mbi 800 tituj të ndryshëm librash dhe lektyre shkollore.