31. Tetor 2016.
Mbi 70 pjesëmarrës nga 15 vende të ndryshme u mblodhën në qytetin e Ulqinit për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar për Mbrojtjen e Qëndrueshme të Kalasë Historike “Kalaja”, të organizuar nga Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan dhe Komuna e Ulqinit. Ky simpozium ishte edhe një e mundësi e veçantë për komunitetin kulturor për të festuar njëkohësisht edhe Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2016.
Në simpozium, më shumë se 26 ligjërues prezantuan punën e tyre akademike në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore, dhe se si këto pasuri mund të kthehen në asete ekonomike. Pas mbylljes zyrtare të simpoziumit, u mbajt edhe një tryezë e rrumbullakët, rezultat i së cilës është deklarata e mëposhtme.
Deklarata për mbrojtjen e qëndrueshme të qytetit të vjetër të Ulqinit- KalajaMadhësia: 0.11MB | Adobe PDF