Kryetari I komunës Nazif Cungu priti sot përfaqësuesit e kompanisë,, Memnon,, nga Jordani, Z. Mouvafaka Al Tamneh, që janë prodhues eminent në vendet e Gjirit respektivisht këshillit për bashkëpunim GCC.
Në shoqërinë e Z.Al Tamneh ishin dhe afaristë nga Iraku, Kuvajti dhe Izraeli ,si dhe përfaqësues të Ambasadës së Emirateve të Bashkuara në Podgoricë.
Mysafirët e njoftuan kryetarin Cungu që kompania e tyre është e interesuar për rritjen e tërfonjës ,duhanit , rritjen dhe grumbullimin e pemëve jugore sic janë mandarinat dhe limonat si dhe hapjen e farmave të pulave etj
Ata thanë se pas vizitës Malit të Zi,lokacioni më I përshtatshëm dhe më interesant për këtë lloj biznesi është trualli I ish ekonomisë së dikurshme ushtarake në Shas
Nga ana tjetër Kryetari Cungu shprehu gadishmërinë e komunës që të gjithë investitorëve maksimalisht ti dalë në ndihmë dhe se projektet e këtij lloji mund të ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Ulqinit.Për shkak se trualli I kërkuar është në pronësi të shtetit të malit të ZI, komuna e Ulqinit në një afat sa më të shkurtër në bashkëpunim me Ministrinë e financave do të inicojë dhënijjen e tokës me qira investitorëve potencial. Pas takimit mysafirët vizituan edhe disa lokacione të tjera që janë me interes për investime.