15. Tetor 2016.
Mbrëmë në Qendrën për Kulturë, në ambientet e bibliotekës së qytetit në bashkëpunim me Bashkimin e krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi,u bë përurimi i revistës “Dija 15”.Në këtë ceremoni fjalën përshëndetëse e mori drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj dhe kryetari i Bashkimit të krijuesve shqiptarë dr. Gani Karamanaga. Po ashtu në përurim folën edhe dr. Nail Draga, dr. Bahri Brisku dhe Gazmend Çitaku.