Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu nënshkroi sot marrëveshjen për bashkëpunim me organizatorët e programit “Mali i Zi nën ritmin e Evropës” nga Podgorica, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të qytetit tonë.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm dhe drejtorat e shkollave. Nxënësit pjesëmarrës do të përgatiten që të prezantojnë komunën në gjuhën e një shtet evropian i cili do t’i ndahet nga organizatori në koncertin final ku do të jenë të kyçur të gjitha qytetet e Malit të Zi.
Koncerti do te mbahet në Podgoricë në prill të vitit të ardhshëm dhe do të transmetohet direkt në rrjetin televiziv. Që prezantimi i femijëve tanë të jetë sa më dinjitoz, organizatori ka paralajmëruar që në fillim të mujait nëntor deri më një dhjetor në shkollat e Ulqinit të zhvillohen audicionet për përzgjedhjen e 20 fëmijëve më të talentuar që do të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Provat do të vazhdojnë deri në fund të muajit prill ku do të përgatitet dhe programi për transmetim direkt në televizion dhe prezantimi i komunës në seksionin e solokëndimit dhe vallëzimit modern. Komuna e Ulqinit do te jetë e përfaqësuar dhe me nje anetarë në jurinë qëndrore. Ky aktivitet që mesiguri do të tërheqë vëmendjen e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit tone, është zhvilluar edhe në disa vende të tjerë të rajonit.