Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti në një takim organizatorët e Projektit “Mali i Zi në ritmet e Evropës’’ David Makeviq dhe Branko Bekiq. Tema e bisedimeve ishte pjesëmarrja e komunës së Ulqinit në projektin e lartëpërmendur.
Mysafirët sqaruan që projekti nënkupton organizimin e një audicioni në periudhën 1. nëntor deri më 1. dhjetor për fëmijë të shkollës fillore edhe të mesme. Në televizionin shterorë 20 ekipet e përzgjedhura nga të gjitha komunat e Malit të Zi do të prezantohen në prill të vitit të ardhëshëm në Podgoricë me një pikë koreografike në gjuhën e shtetit të zgjedhur të Bashkimit Evropian.
Shpërblimi për ekipin fitues do të jetë udhëtim në shtetin që kanë prezantuar, ndërsa administrates lokale do ti shkojnë 50 përqind nga fitesa e mesazheve gjatë votimit.
Ky projekt në Serbi organizohet tesh shtatë vite. Kryetari Cungu shprehu gaditshmërinë e komunës për pjesëmarrje në këtë projekt dhe në një të ardhme pritet të definohen obligimet dhe detyrat.