Ditën e premte, datë 30.09.2016, në ambientet e Kalasë së Ulqinit u hap Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër - Kalasë së Ulqinit. Ky Simpozium është fryt bashkëpunimi mes Komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan, dhe partnerëve të tjerë lokal.
Në fjalimin e hapjes, kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, u shpreh se qëllimi i këtij simpoziumi është valorizimi i Qytetit të Vjetër të Kalasë si pjesë e trashëgimisë tonë kulturore-historike tejet të çmuar për qytetin e Ulqinit dhe gjithashtu ai është një potencial i jashtzakonshëm zhvillimi për turizmin dhe ekonominë vendase. Për këto arsye ai duhet ruajtur dhe kultivuar jo vetëm nga autoritetet lokale dhe qendrore, por edhe nga vetë qytetarët e Ulqinit.
z. Cungu, vlerësoi bashkëpunimin dy vjeçar të Komunës së Ulqinit me Fondacionin “Petroviq-Njeosh” për angazhimin e një eksperti ndërkombëtar i cili po vlerëson dhe analizon gjendjen egzistuese të kalasë dhe sugjerimet për zhvillimin e saj në të ardhmen, siç është dhe mundësia e rekostruksionit, valorizimit për nevoja ekonomiko-kulturore dhe kthimi i lidhjes së kalasë me detin. Nga ana tjetër, Kryetari i Ulqinit, nënvizoi se së bashku edhe me autoritetet qendrore është duke u punuar fortë që në një kohë të shkurtër edhe Kalaja e Ulqinit të bëhet pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-së.
Në këtë Simpozium Shkencor, marrin pjesë profesorë dhe ligjërues nga nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca, Austria, Turqia, SHBA, Belgjika, Bosna, Spanja dhe Kroacia.
Fjalimi i plotë e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, mbajtur në Simpoziumin Shkencor për Kalanë e Ulqinit:
Të nderuar mysafirë, përfaqësues të mediave,
Zonja dhe zotërinj,
Mirësevini në hapjen e Simpoziumit Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër - Kalasë së Ulqinit. Simpoziumi është projekt i përbashkët i Komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan, dhe partnerëve tjerë lokal, të cilin e organizojmë me qëllim të krijimit të kushteve optimale për valorizimin e Qytetit të Vjetër të Kalasë si pjesë e trashëgimisë kulturo-historike tejet e çmuar për qytetin e Ulqinit.
Simpoziumi ka për qëllim të shërbejë si katalizator i ndrrimit të vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve për mënyrën e trajtimit të monumenteve historike si dhe shfrytëzimin e kësaj trashëgimie në shërbim të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të qytetit dhe vendit. Ky Simpozium sjell në qytetin tonë ekspertë të nivelit botëror të cilët do të na ndihmojë në zhvillimin e vizionit dhe përvetësimin e aftësive të duhura për tranformimin e trashëgimisë tonë kulturo-historike në gjenerator të zhvillimit të turizmit, zanateve, gastronomisë dhe shërbimeve - me një fjalë, shëndrrimin e Kalasë së Ulqinit në qytet të qendrueshëm historik.
Në Europë pasuritë kulturore dhe historike kanë një vlerë të madhe ekonomike e cila vazhdimisht po rritet. Ato janë resurs vital ekonomik i cili në mënyrë të konsiderueshme ndikon në rritjen e produktit të mbrendshëm bruto, rritjen e konkurencës së destinacionit, të standardin jetësor dhe hapjen e vende të reja të punës.
Ne në Komunë të Ulqinit jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e valorizimit të qendrueshëm të pasurive kulturo-historike, dhe jemi duke punuar me përkushtim në këtë drejtim.
Ju rikujtoj që, me kërkesë të Komunës, para 2 viteve Fondacioni Petroviq-Njegosh ka angazhuar eskpertin Benzhamin Muton, i cili është sonte këtu me ne, për të analizuar gjendjen egzistuese të Kalasë, dhe për të sygjeruar drejtimet e zhvillimit të saj në të ardhmen. Ai ka punur një studim kompetent i cili ka për qëllim të ndihmojë rekostruimin dhe valorizimin e Kalasë për nevoja kuturore dhe ekonomike. Njëri nga qëllimet e tija ishte që Kalasë t’i kthehet lidhja dhe komunikimi me detin.
Poashtu, Kalaja e Ulqinit është pjesë e projektit të cilin Ministria e Kulturës e Malit të Zi është duke e realizuar në bashkëpunim me ministritë e kulturës të Italisë dhe Kroacisë për radhitjen e kështjellave venedikase nga shekulli XV. dhe XVIII në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-së. Në dosjen nominuese, me 12 kështjella tjera venedikase, gjindet edhe Kalaja e Ulqinit.
Sigurisht që aktiviteti më i rëndësishëm në këtë drejtim është pikërishtë ky Simpoziumi nga i cili kemi pritshmëri të mëdha. Simponziumi me ligjerues nga Italia, Franca, Austria, Turqia, Kosova, SHBA, Belgjika, Shqipëria, Bosna, Spanja dhe Kroacia dëshmon që ne në pushtetin vendor jemi shumë të interesuar që Kalanë e Ulqinit, si qendër urbanistike dhe historike, ta shrytëzojmë për turizëm dhe për qytetarët e Ulqinit dhe me këmbngulje të ndalin procesin e degradimit, shkatërimit dhe banalizimit të qytetit të vjetër.
Në fund, më lejoni t'i falenderohem Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan nga SHBA dhe përfaqësuesve z. Cafo Boga dhe Naser Çobaj nga të cilët ka rrjedhur kjo ide dhe me ç’gjë kanë treguar se e duan shumë vendlindjen e tyre. Komuna e Ulqinit përherë do të mbështesë çdo iniciativë e cila do të vij nga ky Fondacion.
Faleminderti të gjithë juve të cilët me përkushtim keni punuar në përgatitjen e këtij simpoziumit. Faleminderit profesorëve dhe ligjeruesve të cilët janë përgjigjur ftesës sonë për të marr pjesë dhe që janë të gatshëm që dijen dhe përvojën e tyre ta ndajnë me ne. Faleminderit mysafirëve nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Maqedonia dhe Bosna qe erdhën në Ulqini. Nga ato presim pjesëmarrje konstruktive dhe produktive. Faleminderit të gjithë të tjerëve që kontribuan në jetësimin e këtij projekti.
Ju uroj shumë suskse dhe rezultate të mira në punën e mëtutjeshme.
Faleminderti!